Ballina BOTA Tjetër masakër në Meksikë, karteli i drogës vret 3 policë dhe rrëmben...

Tjetër masakër në Meksikë, karteli i drogës vret 3 policë dhe rrëmben një gjykatës

Kartelet e drogës në Meksikë vazhdojnë ende të kryejnë masakra.

Së fundmi, Jalisco New Generation, karteli më i madh i drogës në Meksikë, ka sulmuar rajonin e policisë në Villagrán, në qytetin e Guanajuato, duke  vrarë 3 policë dhe disa të plagosur, ndërsa kanë rrëmbyer edhe 4 zyrtarë, mes të cilëve edhe një gjykatës.

Në mesin e muaj tetor, anëtarët e kartelit Jalisco eksekutuan 14 oficerë policie në një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Michoacán.

Më 6 nëntor, 7 pjestarët e dy familjeve teksa po udhëtonin me tre makina u sulmuan nga bandat e narkotrafinatëve duke vrarë 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë, dy binjak rreth 6 muajsh, katër fëmijë të moshave nga 10 -12 vjeç dhe tre nënat e tyre.

Pak javë më parë presidenti amerikan Donald Trump tha se ai është gati të dërgojë në Meksikë ushtrinë për ta përdorur kundër bandave nëse kjo do të kërkohej nga presidenti Obrador.