Ballina Kuriozitete “Titaniku” do të lundrojë sërish në det

“Titaniku” do të lundrojë sërish në det

Projekti për ndërtimin e një kopjeje të anijes më të famshme në botë, ka rifilluar duke vënë në zbatim planin për ndërtimin dhe përurimin e tij, me një udhëtim turistik në vitin 2022.

Pamjet e “Titanic 2” ,Blue Star Line

“Titanic II”, i ndërtuar nga kompania ”Blue Star Line”, do të ketë të gjitha detajet estetike origjinale dhe të njëjtin numër pasagjerësh (2 400) dhe ekuipazhi, por me një teknologji të përparuar lundrimi e sigurie. Bëhet fjalë për një tur dy javorë, duke nisur nga Dubai drejt Sauthemptonit dhe më pas në Nju Jork, në gjurmët e anijes që u fundos më 12 prill 1912 pas përplasjes me një ajsberg, duke përshkuar të njëjtën rrugë dhe destinacion.