Ballina Aktualitet Tiranë, Ambasada e Katarit, pritje me rastin e Festës Kombëtare

Tiranë, Ambasada e Katarit, pritje me rastin e Festës Kombëtare

Ambasada e Katarit në Republikën e Shqipërisë organizoi sonte një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit. Në këtë event ishin të pranishëm personalitete të larta të vendit, kryetari i Parlamentit, zyrtarë të qeverisë, deputetë, trupi diplomatik, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit, medias dhe kulturës.

Ceremonia u hap me himnet kombëtare të Katarit Shqipërisë. Më pas, Ambasadori i Katarit z. Ali Bin Hamad Al Marri i’u drejtua të pranishmëve me një fjalim përshëndetës, gjatë së cilit përmendi shkurtimisht historinë e Shtetit të Katarit, themelet e politikës së tij të jashtme, si dhe progresin e madh që ka arritur vendi dhe shoqëria katariane në të gjitha fushat, nën lidershipin e Lartësisë së Tij Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe Emirit Baba Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, sipas Vizionit Kombëtar të Katarit 2030.