Ballina LAJME Tiranë,debat mes Rudina Xhungës dhe aksioneres së Big Market. Arsyeja e pabesueshme.

Tiranë,debat mes Rudina Xhungës dhe aksioneres së Big Market. Arsyeja e pabesueshme.

Mos na i bëni pis hyrjet me fletushka“. Gazetarja Rudina Xhunga ka postuar një video Instagram ku ankohet se shkallët e pallatit ku jeton, dhe që mirëmbahen me mjaft kujdes nga administratori ndyhen nga fletushkat e bizneseve që reklamojnë mallrat dhe shërbimet e tyre.

Administratori i pallatit ku banoj, Llazi, e lyen, pastron, kujdeset per lulet, pikturat dhe kur e shoh qe ulet e mbledh keto fleturina, qe hidhni me vrap, kur gjeni deren hapur, me vjen keq per te edhe per ju qe e keni pronarin deputet te PS e nuk ka respekt per rregullat, e as buxhet per reklame qe nuk ndot e shqeteson“, përshkruan videon gazetarja Xhunga ku duken disa fletëpalosje të Big Market.

Ndërkohë në postimin e gazetares ka reaguar dhe një nga aksioneret e Big Market, Elona Nika e cila i ka kërkuar Xhungës të mos dizinformojë publikun pasi ky rrjet marketesh ka shumë aksionerë dhe në këtë rast do të intimidonte shumë persona publikë pa kurrfarë lidhjeje me rastin.

Nëse shqetësimi juaj vlen kaq, sa të hidhni baltë, duke bërë automatikisht denigrimin e emrit të një biznesi, jam e gatshme të vij unë personalisht të ju pastroj hyrjen e pallatit. Dëmin më të madh po e bëni ju me këtë status“, shkruan Nika në përgjigjen e saj.

Replika e Elona Nikës:
Zonje e nderuar! Big Market eshte nje kompani me shume aksionere. Ndaj, nese nuk jeni e mireinformuar mbi kete fakt, nuk ju lejohet te desinformoni opinionin publik dhe te intimidoni persona publik qe skane lidhje me nje veprim caktuar, te kryer brenda cdo lloj rregulli. Si gazetare e nderuar qe jeni, dhe ju garantoj qe ju marrim shembull per personalitetin dhe formimin tuaj, nuk ju lejohet te perdorni kete lloj menyre te shkruarit ku dashje pashje po hidhni balte mbi punen dhe djersen e tjetrit. Kjo eshte nje forme marketingu e ligjshme qe perdoret nga cdo kompani. Cuditem me faktin se si ju paska rene ne sy vetem fletushkat e Big Market, por njekohesisht me vjen mire qe i paskeni lexuar ato fletushka. Ju lutem , zonje e nderuar, pa dashur te ju ofendoj, Shqiperia ka mjaft probleme mbi te cilat mund te ngrini statuse dhe kritika. Nese shqetesimi juaj vlen kaq, sa te hidhni balte, duke bere automatikisht denigrimin e emrit te nje bisnesi, jam e gatshme te vije une personalisht te ju pastroj hyrjen e pallatit. Demin me te madh po e beni ju me kete status, jo Big Market me fletushkat e veta qe ju dergon klienteve. Ashtu sic pallati juaj ka Llazin qe e pastron , e lyen dhe kujdeset per te, ashtu dhe Big Market ka shume Llaz-ë , qe kujdesen nga mengjesi deri ne darke, per t’iu sherbyer mijera kliente-ve, ne te gjithe Shqiperine, dhe ju garantoj qe nuk lejojne qe ti demtojne imazhin dhe vleren qe ka. Ju pershendes e nderuar 🌹.
elona.ndrecaj
Zonje e nderuar! Big Market eshte nje kompani me shume aksionere. Ndaj, nese nuk jeni e mireinformuar mbi kete fakt, nuk ju lejohet te desinformoni opinionin publik dhe te intimidoni persona publik qe skane lidhje me nje veprim caktuar, te kryer brenda cdo lloj rregulli. Si gazetare e nderuar qe jeni, dhe ju garantoj qe ju marrim shembull per personalitetin dhe formimin tuaj, nuk ju lejohet te perdorni kete lloj menyre te shkruarit ku dashje pashje po hidhni balte mbi punen dhe djersen e tjetrit. Kjo eshte nje forme marketingu e ligjshme qe perdoret nga cdo kompani. Cuditem me faktin se si ju paska rene ne sy vetem fletushkat e Big Market, por njekohesisht me vjen mire qe i paskeni lexuar ato fletushka 😊. Ju lutem , zonje e nderuar, pa dashur te ju ofendoj, Shqiperia ka mjaft probleme mbi te cilat mund te ngrini statuse dhe kritika. Nese shqetesimi juaj vlen kaq, sa te hidhni balte, duke bere automatikisht denigrimin e emrit te nje bisnesi, jam e gatshme te vije une personalisht te ju pastroj hyrjen e pallatit. Demin me te madh po e beni ju me kete status, jo Big Market me fletushkat e veta qe ju dergon klienteve. Ashtu sic pallati juaj ka Llazin qe e pastron , e lyen dhe kujdeset per te, ashtu dhe Big Market ka shume Llaz-ë , qe kujdesen nga mengjesi deri ne darke, per t’iu sherbyer mijera kliente-ve, ne te gjithe Shqiperine, dhe ju garantoj qe nuk lejojne qe ti demtojne imazhin dhe vleren qe ka. Ju pershendes e nderuar 🌹