Ballina Aktualitet Tiranë, zyra e Shërbimeve të Tatimeve i nënshtrohet rikonstruksionit

Tiranë, zyra e Shërbimeve të Tatimeve i nënshtrohet rikonstruksionit

Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë njofton se është duke i’u nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Për këtë arsye, gjatë periudhës së rikonstruksionit, tatimpaguesit do të mund t’i marrin shërbimet e ofruara në ambientet e godinës së Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpagueseve të Mëdhenj (rreth 10 metra larg zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë).

“Me qëllim ofrimin e shërbimeve në mjedise sa më të denja, DPT, kërkon mirëkuptimin e të gjithë tatimpaguesve të rajonit të Tiranës. Gjithashtu i’u kujtojmë tatimpaguesve se, për të marrë asistencën e nevojshme mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit: 042425902” – njoftojnë Tatimet.