Ballina LAJME Tiranë, Zv/ministrja e mjedisit: Nga 5 mln qese plastike në ditë, sot...

Tiranë, Zv/ministrja e mjedisit: Nga 5 mln qese plastike në ditë, sot përdoren vetëm 1 mln

Zv/ministrja e Mjedisti Ornela Çuçi tha se përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri është ulur në mënyrë të ndjeshme.

E ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”, ajo tha se nga 5 mln qese që përdoreshin çdo ditë, pas vendimit për ti ndaluar ato, numri është reduktuar në 1 mln.

Ornela Çuçi: Një tjetër masë shumë e qëndrueshme për ta bërë sistemin të integruar dhe sistemin të qëndrueshëm ishte ajo e qeseve plastike. 5 mln qese plastike të përdorura çdo ditë në territorin shqiptar. Një shifer kolosale. Menjëherë pas vendimit në datën 4 korrik ne shikojmë nga statistikat se ka një ulje 70%. Nga 5 milionë përdoren 1 milion qese plastike. Pra ndryshimi është i rrënjësishëm dhe i qëndrueshëm.