Ballina Aktualitet Tiranë, zjarr në një godinë 3-katëshe tek ‘Ali Demi’

Tiranë, zjarr në një godinë 3-katëshe tek ‘Ali Demi’

Një zjarr ka përfshirë një godinë 3-katëshe në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.

Mësohet se godina ndodhet pranë fushave në lagjen ‘Ali Demi’ dhe zjarri ka rënë në kuzhinën e katit të dytë të banesës, ndërsa dyshohet nga pakujdesia. Nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forca policie dhe të zjarrfikësve në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.