Një dyqan është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Stefanaq Pollo”, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.
Subjekti që tregtonte mallra të ndryshëm, është shkrumbuar komplet, ndërsa raportohet se vlera e dëmit nuk është e vogël.
Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi flakët kanë “përpirë” edhe ballkonin e një banese në kat të dytë.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.