Ballina Aktualitet Tiranë, zjarr në banesat sociale, nuk dihen shkaqet

Tiranë, zjarr në banesat sociale, nuk dihen shkaqet

Një apartament në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende nuk dihet shkaku.

Raportohet se njerëzit janë evakuuar nga baneset për shkak se rrezikonin asfiksinë dhe se nga zjarri nuk ka të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq edhe zjarrfikëset, duke e vënë zjarrin në kontroll. Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.