Ballina Aktualitet Tiranë, zhvendoset protesta për Unazën e Madhe para Bashkisë

Tiranë, zhvendoset protesta për Unazën e Madhe para Bashkisë

Protesta e banorëve të zonës së Astirit për projetin e Unazës së Madhe vijon edhe këtë fillim jave.

Të mbështetur më parë edhe nga kreu dhe disa deputetë të opozitës, banorët sot kanë vendosur ta zhvendosin këtë të hënë protestën e tyre përpara Bashkisë së Tiranës.

Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë të drejtën e dëmshpërblimit.