Ballina Aktualitet Tiranë, zhduket 19-vjeçarja

Tiranë, zhduket 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare është zhdukur që prej dy ditësh në Tiranë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për 19-vjeçaren me iniciale S.K., banuese në Tiranë.

Babai i saj 60-vjeçar me inicale A.H., ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi vajza nuk është kthyer në shtëpi.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26. 12. 2018, shtetasi A. H., vjeç 60, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se me datë 25. 12. 2018, i është larguar nga banesa vajza e tij shtetësia S. K., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë