Ballina Aktualitet Tiranë, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Tiranë, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Gjatë ditës së djeshme u kompletua Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa pak minuta më parë janë mbledhur edhe gjykatësit për të përcaktuar 6 anëtarët  e një institucioni tjetër, i cili është Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion.

Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve do të jenë të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri.

Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese, ndërsa të  frikësuarit më të mëdhenj janë politikanët shqiptarë.