Tiranë/Zbulohet se çfarë ishte sendi që alarmoi banorët e policinë

29

Policia ka dhënë detaje në lidhje me qesen e dyshimtë që dyshohej se kishte brenda bombë artizanale të lidhur me telefon.

Zbulohet se sendi i konstatuar është GPS lokalizues. Pajisja u gjet në tokë në rrugën “Martin Canaj” dhe dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë.

Në pjesën e përparme të pallatit ku u gjet pajisja, ndodhet edhe redaksia e një gazete të përditshme.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.