Ballina Aktualitet Tiranë, zbardhet ngjarja e 14 marsit, autori shpallet në kërkim

Tiranë, zbardhet ngjarja e 14 marsit, autori shpallet në kërkim

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 14 marsit, në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Enea Keqa, 29 vjeç. Autori tashmë është identifikuar si shtetasi A. B., ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Sipas burimeve policore, shtetasi A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, mbrëmjen e 14 marsit, në rrugën “Prokop Mima” ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Enea Keqa, 29 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani, motivet e ngjarjes mbahen sekret, për të mos penguar procesin hetimor apo kapjen e autorit. Njëkohësisht, mësohet se edhe një shtetas tjetër është nën akuzë për dëshmi të rreme, pasi kishte penguar hetimin për identifikimin e autorit.