Ballina Aktualitet Tiranë, vrasja tek Blloku, gjykata lë të lirë Ervin Matën

Tiranë, vrasja tek Blloku, gjykata lë të lirë Ervin Matën

Pak ditë pasi u vetëdorëzua, pasi ishte në kërkim për vrasjen në Bllok, Ervin Mata ka lënë qelinë. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur sot masën e sigurisë së detyrimit për paraqitje, pavarësisht se prokurori i çështjes kishte kërkuar arrest me burg.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga Meviol Bilo.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku dhe Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato. I vetmi ende në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo.