Ballina Aktualitet Tiranë, vrasja në qendër të Bllokut, i kërkuari Ajaks Boshnjaku vetëdorëzohet në...

Tiranë, vrasja në qendër të Bllokut, i kërkuari Ajaks Boshnjaku vetëdorëzohet në polici

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë në shoqërinë e avokates së tij, Olta Myftaraj.

Ai është dorëzuar vullnetarisht në polici, pasi është vënë në dijeni të faktit se kërkohej nga policia, teksa nga hetimet rezulton se ishte i pranishem ne lokalin ‘’Monopol’’ kur ka ndodhur vrasja.

Përplasja e pergjakshme në Bllok mendohet se erdhi pas një debati mes Elvis Martinaj dhe Ervin Matës (i dashuri i Elvana Gjatës), që është në kërkim policor.