Ballina Kronikë Tiranë, vrasja në Bllok: Kapet Fabjol Alushi

Tiranë, vrasja në Bllok: Kapet Fabjol Alushi

Pas më shumë se dy muajsh në arrati është arrestuar nga policia Fabjol Alushi. 42-vjeçari banues në Tiranë, mik me Ervin Matën, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt është prangosur mbrëmjen e djeshme në një operacion sekret nga policia, ndërsa akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në Bllok. Nga ngjarja në datë 4 tetor në Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali dhe në kokë mban kapele.