Ballina Aktualitet Tiranë, vrasja e Jurgen Kurtit, shoqërohen 10 persona për t’u marrë në...

Tiranë, vrasja e Jurgen Kurtit, shoqërohen 10 persona për t’u marrë në pyetje

Deri më tani, Policia e Shtetit në Tiranë ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet për zbardhjen e vrasjes së Jurgen Kurtit, ndërkohë që pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Viktima kishte qenë dy herë i arrestuar nën akuzën e vrasjes, por më pas ishte shpallur i pafajshëm.

Në funksion të hetimeve, Policia e Shtetit ka shoqëruar edhe familjarët e Agim Arapit, një tregtar i vrarë në Durrës pak kohë më parë, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti.

Njëhohësisht, tani janë zbuluar edhe detaje të reja për vrasjen e të riut Jurgen Kurti, mbrëmë pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Ai është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestroi 23 gëzhoja. Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij dhe e kanë qëlluar nga një makinë tjetër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.