Ballina Aktualitet Tiranë, votimet e 30 qershorit, opozita kërkon të konsultohet me materialet zgjedhore

Tiranë, votimet e 30 qershorit, opozita kërkon të konsultohet me materialet zgjedhore

Partitë politike të koalicionit opozitari i janë drejtuar me një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkojnë që t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore për votimet e 30 qershorit. Përmes këtyre materialeve, opozita e bashkuar synon të dëshmojë para opnionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 qershor.

Duke iu referuar Kodit të Procedurave Administrative dhe kuadrit ligjor për të drejtën e informimit, opozita kërkon të konsultohet me materialet zgjedhore. Në letrën drejtuar KQZ, theksohet kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 qershorit.”

Kërkesa e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është bërë e njohur edhe drejtueses së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.