Ballina Aktualitet Tiranë, vizitë zyrtare e numrit dy të NATO

Tiranë, vizitë zyrtare e numrit dy të NATO

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes konfirmuan se zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO, Rose Gottemoeller, pritet të mbërrijë pasditen e sotme në kryeqytet, ndërsa nesër do të nisë takimet zyrtare me krerët e shtetit.

Sipas axhendës zyrtare të NATO, thuhet se zëvëndëssekretarja e përgjithshme Gottemoeller do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme, dhe më pas është parashikuar një konferencë e përbashkët për mediat.

Po ashtu, një takim është parashikuar edhe me ministren e mbrojtjes Olta Xhacka, me të cilën gjithashtu do të ketë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit.