Ballina Aktualitet Tiranë, vizita e Zoran Zaev, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën...

Tiranë, vizita e Zoran Zaev, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri për çështjet evropiane, Bujar Osmani, dhe nga ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, ka nisur një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama, të dy krerët e qeverive, për më shumë se 30 minuta, zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura. Pas takimit, gjatë konferencës për mediat, ata theksuan nevojën për ruajtjen e stabilitetit të rajonit dhe rëndësinë e proceseve integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO.