Ballina Aktualitet Tiranë, “Viti i Skënderbeut”, çmime për veprat muzikore

Tiranë, “Viti i Skënderbeut”, çmime për veprat muzikore

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në bashkëpunim me Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, organizon dhënien e çmimeve të “Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore” në zhanret e mëdha të muzikës skenike: opera, balet dhe muzikal.

“Ky konkurs synon të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të Muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar,” – bëri me dije ministria e Kulturës.