Ballina Aktualitet Tiranë, vijon protesta “Unaza e Re”, banorët: Nuk lëshojmë shtëpitë tona

Tiranë, vijon protesta “Unaza e Re”, banorët: Nuk lëshojmë shtëpitë tona

Banorët e Unazës së Re, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë vijuar sërish protestën e tyre.

Nën thirrjet “Nuk lëshojmë shtëpitë tona” dhe “Poshtë qeveria” banorët e zonës së Astirit kanë bllokuar sërish rrugën, në shenjë proteste.

Mësohet se i pranishëm në protestë në mbështetje të protestuesve është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.