Ballina Aktualitet Tiranë, vijon protesta e studentëve të arkitekturës, i drejtohen MASR

Tiranë, vijon protesta e studentëve të arkitekturës, i drejtohen MASR

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Të mbledhur para fakultetit ata kanë bllokuar njërën prej korsive, ndërsa vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë që të hiqet tarifa për kreditet e mbartura.

Po ashtu protestuesit i kanë bërë thirrje fakultetit që të shtyhet pagesa e tarifës për në muajin janar, dhe jo siç është vendosur që të paguhet brenda datën 15 dhjetor. Vetë studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund.