Ballina Aktualitet Tiranë, vijon protesta e banorëve të Unazës së Re, u vihet zjarri...

Tiranë, vijon protesta e banorëve të Unazës së Re, u vihet zjarri gomave

Banorët e zonës së Unazës së Re, në Tiranë, të cilët preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të rrugës, tashmë e kanë kthyer protestën në traditë. Prej më shumë se 100 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në rrugë për të kundërshtuar projektin.

Duke kundërshtuar me forcë vijimin e projektit, ata, në shenjë revolte, i kërkojnë qeverisë të heqë dorë nga ky projekt, pasi, siç shprehen ata, duke cituar edhe materialet e mediave, ky projekt është abuziv dhe korruptiv.

Në të gjithë betejën e tyre, banorët e zonës nuk kanë qenë vetëm, por kanë patur mbështetje nga opozita e bashkuar, e cila njëherësh ka kërkuar që ky projekt të anulohet një orë e më parë.