Ballina Aktualitet Tiranë, vijon prishja e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Tiranë, vijon prishja e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Mjetet e IMT-së dhe Bashkisë së Tiranës kanë vijuar me intensitet punën për shembjen e objekteve të tjera.

Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me proçesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben.

Të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.