Tiranë/Vihet në pranga polici, furnizonte me kartën e punës makinën e tij dhe të afërmve

53

Një polic burgu është arrestuar në Tiranë pasi furnizonte me kartën e punës automjetin e tij personal.

Shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve vuri në pranga punonjësin e forcave operacionale pasi po kryente vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Hetimet e SHKBB kanë nxjerrë në pah se polici i identifikuar me iniciale B.B., ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së policisë për të furnizuar makinën e tij dhe të afërmve.