Ballina Aktualitet Tiranë, vettingu për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Tiranë, vettingu për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prej orës 10.00 ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në qershor, të konfirmonte në detyrën e Dedjes, vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas ankimimit Dedja ka problem me deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur. Sipas Komisionerit Publik, ai nuk justifikon plotësisht të ardhurat për një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 146.14 metra katrorë. Dyshohet për fshehje pronësie të një apartamenti 60 metra katrorë në Golem, Kavajë, nuk justifikon të ardhurat për blerjen e 2000 metrave katrorë tokë në fshatin Arë.