Ballina Aktualitet Tiranë, vettingu, KPK jep vendimin për gjyqtarin Fatos Qato

Tiranë, vettingu, KPK jep vendimin për gjyqtarin Fatos Qato

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatos Qato, për mosjustifikim pasurie.

Qato u bë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak se ishte kandidat i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përmes shortit të hedhur në fund të vitit 2017. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohej në këtë proces nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi.

Fatos Qato ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor në Shqipëri. Ai e ka filluar detyrën në vitin 1994 dhe për më shumë se 15 vjet ka qenë anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.