Ballina Aktualitet Tiranë, Vendimi i Apelit: “Babalja” lihet në burg, Olldashi detyrim paraqitje

Tiranë, Vendimi i Apelit: “Babalja” lihet në burg, Olldashi detyrim paraqitje

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka ndyshuar masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes “Babalja”, ndaj Fredi Alizotit dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Fredi Alizoti do të vazhdojë të hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Jetmir Olldashi nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Të dy, bashkë me Albert Veliun akuzohen për kallëzim të rremë në lidhje me audiopërgjimin mes Alizotit dhe Veliut sikur bisedojnë me Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt, të cilit i kërkojnë t’i ndihmojë për të siguruar kanabis sativa për trafikim në Itali.

Mbi tre të akuzuarit rëndojnë disa akuza, si kallëzim i rremë, kalim i paligjshëm kufiri, moskallëzim krimi.