Ballina Kronikë Tiranë, vdes në paraburgim një i ndaluar

Tiranë, vdes në paraburgim një i ndaluar

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.

Sipas raportimeve në media  i ndaluari, 45 vjeçar,  dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë  e një arresti kardiak, pasi nga shikimet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor për të pasur edhe një përgjigje të saktë