Ballina Aktualitet Tiranë, vdes 48-vjeçari në Senatorium, dyshohet për virusin e gripit të derrit

Tiranë, vdes 48-vjeçari në Senatorium, dyshohet për virusin e gripit të derrit

Një 48 vjeçar ka ndërruar sot jetë në Spitalin e Senatoriumit në Tirane.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasoje e virusit AH1N1, i njohur ndryshe si “gripi i derrit”.

Raportohet se 48 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Po ashtu behet e ditur se ai ka qenë i shtruar në spital që prej ditës së mërkurë.

Personi që ka ndërruar jetë sot, mësohet se është shoqëruar në Spitalin e Senatoriumit nga dy personat që dyshohet se janë edhe ata në gjendje të rëndë.

48-vjeçari mësohet të ketë ardhur nga qyteti i Elbasanit ditën e mërkurë, ndërkohë që ka ndërruar jetë sot në mëngjes.