Ballina Aktualitet Tiranë, vazhdojnë protestat përpara Ministrisë së Arsimit

Tiranë, vazhdojnë protestat përpara Ministrisë së Arsimit

 

Studentët duken se nuk kanë të ndalur. Protesta masive e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë. Studentët kërkojnë uljen dhe pagesën me këste të tarifës vjetore të studimit, heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, përmirësimin e kushteve në konvikte, pajisjen e tyre me kartën e studentit, pjesëmarrjen e përfaqsuesve të këshillave studentorë në bordet e administrimit të universiteteve, shtimin e fondeve për kërkimin shkencor etj.