Ballina Aktualitet PD, deputetja Duka: Dako nuk mund t’i fshihet publikut për krimin elektoral...

PD, deputetja Duka: Dako nuk mund t’i fshihet publikut për krimin elektoral që ka kryer

Deputetja demokrate Valentina Duka, në një deklaratë për shtyp, ka vijuar akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Deputetja Duka shprehet se përgjimet në dosjen “339” nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit. Ajo thekson se kryebashkiaku i Durrësit e ka vëndin prapa hekurave.

Në deklaratën e saj, Duka shprehet se Vangjush Dako është fshehur nga opinioni publik me shpresën se krimi i tij elektoral do të harrohej, por, sipas saj, as heshtja dhe as pazaret e tij nuk mund të prishin provat e krimit të tij.

“As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe Prokurorinë nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat,” – ka thënë deputetja e Partisë Demokratike.