Ballina Aktualitet Tiranë, ushtria shqiptare shfaq potencialin e saj

Tiranë, ushtria shqiptare shfaq potencialin e saj

Në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve është zhvilluar Panairi për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku Forcat e Armatosura kanë një pavion.

Pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë Presidencës, është mbushur me mjete të rënda të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Teksa vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake, duke organizuar madje edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij, mesa duket edhe ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj më së miri.