Ballina Aktualitet Tiranë, unaza e re, kryeministri Rama: Paligjshmëria nuk do të dëmshpërblehet

Tiranë, unaza e re, kryeministri Rama: Paligjshmëria nuk do të dëmshpërblehet

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë teksa ka publikuar një video të situatës në Unazën e Re.

Kryeministri thotë se në këtë çështje janë shfaqur edhe disa kategori sipas tij e zaptuesve që kërkojnë dëmshpërblim për zaptimin e trojeve.

Sipas Ramës, s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat e qytetarëve.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES 🙂

dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë 😊