Ballina Aktualitet Tiranë, ulje të ndjeshme temperaturash

Tiranë, ulje të ndjeshme temperaturash

Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, më të theksuara në zonat Jugore-Juglindore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35-km/orë, nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të bien duke u luhatur nga 2 gradë mëngjesi në zonat malore deri në 20 gradë mesdita në bregdet.