Tiranë/U akuzuan se shfrytëzuan për prostitucion një 15 vjeçare, arrestohen!

86

Dy të rinj që akuzohen të kenë shfrytëzuar një vajzë të mitur për prostitucion, janë vënë nën hetim policor dhe njëri prej tyre që ishte në kërkim, Elton Drapi, është arrestuar.

Elton Drapi, 33 vjeçar u arrestua ditën e sotme në Tiranë, pasi në bashkëpunim me Enea Sinanin, akuzohen se shfrytëzonin një shtetase të mitur për qëllime prostitucioni.

Ata u ndaluan nga policia pasi dyshohet se kishin mashtruar një vajzë 15 vjeçare për t’a shfrytëzuar si prostitutë me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.

Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg për dy të akuzuarit. Për Drapin ishte dhënë dëbimi me 7 vjet burg. Sot, policia njoftoi se është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 33 vjeçarit Elton Drapi.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se forcat e saj lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.