Ballina Aktualitet Tiranë, tritoli shtyllës së tensionit të lartë, zv/ministri Bejtja e quan “akt...

Tiranë, tritoli shtyllës së tensionit të lartë, zv/ministri Bejtja e quan “akt terrorist”

Veç reagimeve politike të Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës për dëmtimin me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Zëvëndësministrat e dy dikastereve kanë dalë bashkë me një deklaratë për mediat, duke dënuar aktin.

“Shpresojmë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën, edhe pse gjuha që nxit dhunën provokon pasoja të tilla,” – tha zëvëndësministri i brendshëm Besfort Lamallari, duke shtuar se kjo vepër penale dënohet me 15 vjet burg. Ndërkohë, zëvëndësministri i infrastrukturës dhe energjisë Ilir Bejtja e konsideroi këtë ngjarje si “akt terrorist”.

Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka arritur të zbulojë autorët e ngjarjes.