Ballina Aktualitet Tiranë, tritol, armë dhe drogë, arrestohen 3 persona

Tiranë, tritol, armë dhe drogë, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka sekuestruar 17 kallëpe tritol, dy automatikë dhe kanabis si dhe ka arrestuar 3 persona gjatë operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve.”

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit Kastriot Gazidede 26 vjeç, dhe vëllain e tj 16 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në automjetin tip “Mercedez Benz” të shtetasit Kastriot Gazidede u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritol  një automatik dhe 1.2 kg kanabis.

Personi tjetër i arrestuar është Lulzim Aruci, 45 vjeç banues në Shtish. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi hgjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestreua në cilësinë e provës materiale një automatik .