Ballina LAJME Tiranë, tre kandidatë të LSI dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ, nuk pranojnë bojkotin

Tiranë, tre kandidatë të LSI dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ, nuk pranojnë bojkotin

Pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës së bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat shumemërore të kandidatëve të forcave politike respektive kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pa dorëzimin e këtij formulari, kandidatët në listën shumemërore të secilës forcë politike nuk mund të marrin dot mandatin e deputetit.

Mësohet se tre kandidatë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit. Ata janë Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi.

Ylli Shehu, në listën e Qarkut të Tiranës, ka deklaruar se “është vendim i imi personal, do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do bëjë LSI me mua është çështje e tyre.” “Do votoj kundër mazhorancës,” – ka thënë Shehu.

Në këtë mënyrë, duket se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk ka për të qenë i plotë.