Ballina Aktualitet Tiranë, tragjedia në Maqedoni, Ruçi: Të tronditur nga ngjarja e rëndë

Tiranë, tragjedia në Maqedoni, Ruçi: Të tronditur nga ngjarja e rëndë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka reaguar pas incidentit të rëndë në Maqedoni ku një autobus doli nga rruga me një bilanc tragjik prej 13 viktimash. Përmes një mesazhi, Ruçi shpreh ngushëllimin për viktimat e aksidentit të Gostivarit

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit,” –  shprehet Ruçi.