Ballina LAJME Tiranë, tensionohet situata te Unaza e Re, banorët shkatërrojnë kantierët

Tiranë, tensionohet situata te Unaza e Re, banorët shkatërrojnë kantierët

Tensionohet situata e protestës së banorëve të Astirit.
Banorët po rrëzojnë ndarëset e vendosura nga ARRSH dhe rrethimin e zonës ku do të bëhen prishjet e ndërtesave.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk kanë ndërhyrë.
Kjo është dita e 25-së e protestës së banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre, të cilat preken nga projekti për Unazën e Re.