Ballina Aktualitet Tiranë, tension pranë “Petro Nini Luarasi”, tre familje mbrojnë shtëpinë e tyre...

Tiranë, tension pranë “Petro Nini Luarasi”, tre familje mbrojnë shtëpinë e tyre (VIDEO)

Situatë e tensionuar është shënuar mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, ndërsa tre familje kanë kundërshtuar prishjen e banesës së tyre. Ata pretendojnë se këtë shtëpi e kanë blerë nga shteti dhe se sot janë në proces legalizimi dhe se vazhdojnë të jenë në procese gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Lartë.

Godina është përfshirë edhe nga flakët për arsye ende të panjohura gjë që ka detyruar banorët të dalin jashtë saj. Të pranishëm kanë qenë edhe punonjës të policisë, të cilët kanë ndaluar banorët të hynë në godinë apo ti afrohen përfaqsuesve të zyrës përmbarimore. Policia ka shoqëruar një prej banorëve ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i ka dhënë ndihmën mjekësore disa prej banorëve të kësaj shtëpie.