Ballina Aktualitet Tiranë, të shtëna me armë zjarri tek Tregu Ushqimor

Tiranë, të shtëna me armë zjarri tek Tregu Ushqimor

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm tek Tregu Ushqimor në Tiranë.

Nuk raportohen persona të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se kanë qëlluar një person në makinë me silenciator.

Ai që ka qëlluar ka qenë në këmbë dhe i është afruar makinës dhe ka qëlluar drejtuesin, makina është larguar pastaj me shpejtësi.

Forcat policore janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.