Ballina Aktualitet Tiranë, të shtëna me armë zjarri, ekzekutohet Jurgen Kurti

Tiranë, të shtëna me armë zjarri, ekzekutohet Jurgen Kurti

Mbrëmja e sotme në Tiranë është tronditur nga të shtëna armësh, pranë Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku një i ri ka mbetur i vrarë. Burimet paraprake policore bëjnë të ditur se viktima është Jurgen Kurti, një emër ky i njohur për drejtësinë.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ekzekutim apo për ndonjë mosmarrëveshje që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Jurgen Kurti është arrestuar disa herë, së pari si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas, ai u përshi edhe në një vrasje të ndodhur në Durrës, por ai përsëri u lirua për mungesë provash.

Policia e Shtetit ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.