Ballina Aktualitet Tiranë, të shtëna me armë, një i plagosur dhe një e vdekur

Tiranë, të shtëna me armë, një i plagosur dhe një e vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Laprakë, ku një vajzë ka ndërruar jetë dhe nje djalë ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të saj.

Informacion paraprak

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.