Tiranë/Të izoluar për shkak të COVID-19, plas bombola në një banesë, plagoset 77 vjeçari

28

Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banesë në Tiranë.

Bombula ka shpërthyer në banesën e një familjeje, anëtarët e së cilës ishin të infektuar dhe të izoluar prej COVID-19.

Nga shpërthimi raportohet se është plagosur 77 vjeçari i familjes me iniciale, M.N, i cili është dërguar menjëheherë për në spital.

Anëtarët e tjerë të familjes  kanë shpëtuar mrekullisht pa pasoja.

Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë ku edhe po hetohen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here