Ballina Aktualitet Tiranë, të drejtat e fëmijëve, presidenti Meta: Të punojmë për mirëqenien e...

Tiranë, të drejtat e fëmijëve, presidenti Meta: Të punojmë për mirëqenien e tyre

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, presidenti Ilir Meta ka bërë të njohur mesazhin e tij, ku thekson nevojën për më tepër bashkëpunim për mbrojtjen e interesave të brezit të ri.

Duke përdorur profilin e tij në Facebook, presidenti Meta thekson se “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.”

Më tej, kreu i shtetit shkruan se ndjehet “krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.”