Ballina Aktualitet Tiranë, të dehur e pa patentë, 23 shoferë të arrestuar

Tiranë, të dehur e pa patentë, 23 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë natës, duke ndëshkuar kështu drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat.

Burime nga policia thanë se në pranga ranë 23 shoferë, nga të cilët 16 që drejtonin mjetin në gjendje te dehur dhe 7 pa patenta. Po ashtu shumë të tjerë u penalizuan me gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të mjeteve.